Mandati i drejtorit të AKI-së afër fundit, raportet Osmani – Kurti vënë në dilemë hapat tutje
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është në fund të mandatit të tij 5-vjeçar. Por ftohja e raporteve mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti ka vënë në pikëpyetje hapat tutje, nëse Petrit Ajeti do të vazhdojë detyrën e tij ose nëse do të ketë një emër të ri në vend të Ajetit.
