Kryeministri Mickoski kërkon shkarkimin e drejtorit dhe bordit pas klipit të Don Xhonit në “Makedonium”
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar pas xhirimit të një pjese të videoklipit të reperit kosovar Don Xhoni në kompleksin memorial “Makedonium” në Krushevë. Mickoski ka deklaruar se do të kërkojë shkarkimin e drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Odzaklieskit, si dhe të anëtarëve të Bordit Drejtues që kishte miratuar përdorimin
