VV-LDK s’flasin për emra, thonë se po diskutojnë për profil të presidentit
Ndonëse në vazhdimësi kanë përsëritur ditëve të fundit se “është koha të flitet për emra”, takimi mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të martën nuk ka nxjerrë emra për kandidatura për president. Të dy pas takimit kanë shprehur gatishmëri për të krijuar stabilitet institucional. Megjithatë, lideri
