Kurti: Agron Rrahmani, shembull i veprimtarit patriot dhe luftëtari të paepur të UÇK-së
Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve ku kanë nderuar tre dëshmorë të kombit, Bahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani. Kurti theksoi se sot në përvjetorin e 28-të të rënies së Agron Rrahmanit kujtojnë aktivitetin atdhetar në ilegalitet dhe rënien heroike të tij
