Kurti: Veriu që ishte një nga lokacionet më proruse, tashmë është stabilizuar
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka cilësuar veriun e vendit si një nga lokacionet që ishte më proruse, e që tashmë është stabilizuar. Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ka folur për sigurinë nacionale gjatë kohës së tij si kryeministër, ka thënë se ajo është përmirësuar ndjeshëm, veçanërisht në këtë zonë të vendit.