Kurti: Mandati i ardhshëm do të jetë mandat i projekteve të mëdha zhvillimore
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti, e ka cilësuar si prioritet të mandatit të ardhshëm autostradën Duhël – Shtime – Banullë. Përmes një video në Facebook, ai ka premtuar ndërtimin e Digës së Carralevës dhe Firajës me qëllim sigurimin e furnizimit me ujë dhe potencial zhvillimor për bujqësinë dhe ekonominë
