Bekim Qoku: Heshtja ndaj akuzave për Grubin nuk i shërben interesit publik
Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN, Bekim Qoku, ka reaguar përmes një statusi publik lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe reagimet pas arrestimit të Artan Grubi. Në reagimin e tij, Qoku thekson se në çdo sistem me demokraci liberale duhet të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë, si e drejtë themelore e çdo qytetari.
