Protesta në Manastir- “Kam 30 vjet pa patentë shoferi”, protestuesi kërcënon Policinë: Nëse na prekni makinat, do të ketë vrasje!
Situata në protestat e fundit në Manastir është përshkallëzuar pas deklaratave tronditëse të qytetarëve që kundërshtojnë masat e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Demonstruesit, të cilët janë ngritur kundër kontrolleve të rrepta dhe ligjit të ri që parasheh edhe konfiskimin e vetura, kanë paralajmëruar rebelim dhe përplasje të dhunshme me forcat e rendit.
