Von der Leyen do ta vizitojë Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut; anashkalon Serbinë dhe Bosnjën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do t’i anashkalojë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën gjatë turneut të saj në Ballkan, njoftoi të premten Komisioni Evropian (KE). “Gjatë turneut, presidentja von der Leyen do t’i vizitojë Tiranën, Prishtinën, Podgoricën dhe Shkupin. Atje do të takohet me presidentët dhe kryeministrat, si dhe do të vizitojë
