Kasami inspekton punimet në rrugën Tetovë–Prizren: Projekt strategjik për lidhjen me Kosovën
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në trasenë e rrugës Tetovë–Prizren, duke vlerësuar se realizimi i projektit po ecën sipas dinamikës së planifikuar. Kasami theksoi se punimet po kryhen me përkushtim të plotë dhe në përputhje me standardet e përcaktuara për këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor.
