Kosovë Lajme

Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin.

    “Dje, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) pata kënaqësinë të bisedoj me presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin. Marrëdhënieve të mira dypalëshe u paraprin lidhja e fortë e mërgatës sonë me popullin dhe shtetin zviceran. Jemi mirënjohës për kontributin e Zvicrës, me të cilën muajin e kaluar nisëm një kapitull të ri bashkëpunimi, me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Tregti të Lirë (EFTA), që përfshin edhe shërbimet përveçse mallrat”, ka shkruar Kurti në Facebook.