Presidentja Osmani falënderon Trumpin: Kosova do të qëndrojë gjithnjë krah ShBA-së
Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar homologun e saj amerikan, Donald Trump, pasi pranoi nga ai një letër urimi me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, e para e vendit theksoi se Kosova do të qëndrojë gjithnjë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për paqe, stabilitet
