Kamberi: Serbia vazhdon të mbetet peng i politikave kolonialiste ndaj Kosovës
Shaip Kamberi ka deklaruar se pushteti i Aleksandar Vučić është i zhytur në korrupsion, krim dhe politika me prirje fashiste, duke theksuar se largimi i tij është domosdoshmëri pa alternativë. Ai shton se, pavarësisht ndryshimeve të mundshme politike në Serbi, vendi ende nuk po shkëputet nga politikat militariste, kolonialiste dhe hegjemoniste ndaj Kosovës dhe fqinjëve.
