Erdogan: Izraeli “nuk duhet lejuar të sabotojë” armëpushimin SHBA–Iran
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Izraeli “nuk duhet të lejohet të sabotojë” armëpushimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke shtuar se qeveria e Benjamin Netanyahut “dihet se nuk është e kënaqur me procesin e armëpushimit”. Erdogan tha se Turqia po ndërmerr “iniciativa të nevojshme” për të ulur tensionet mes SHBA-së
