Vetëvendosje nesër tubim në Tetovë, e pranishme Albulena Haxhiu
Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë një tubim me qytetarët të shtunën, më 30 maj, në sheshin “Iliria” në Tetovë, në kuadër të aktiviteteve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Në këtë tubim pritet të marrë pjesë edhe Albulena Haxhiu, e cila aktualisht ushtron funksionin e kryetares së Kuvendit të Kosovës dhe ushtrueses së detyrës së presidentes.
