Sot nafta më shtrenjtë se dje, benzina më lirë
Nafta ka çmim maksimal më të lartë të martën në krahasim me të hënën, ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI). Për dallim, benzina është liruar. Sipas vendimit të publikuar të martën, çmimet maksimale për litër janë: Naftë, 1.88 euro për litër Benzinë, 1.46 euro për litër Gas 0.74 euro për litër.
