Marta Kos akuzohet se ka bashkëpunuar me UDB’në, europarlamentarja sllovene e lajmëron KE’në
Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, është përballur sërish me akuza se ka qenë bashkëpunëtore e policisë sekrete jugosllave, e njohur në mënyrë kolokviale si Udba. Këto pretendime dolën pas promovimit më 10 mars në ambientet e Parlamentit Evropian të librit “Komesarka”, të autorit slloven Igor Omerza, në të cilin paraqiten dokumente që sipas autorit
