Lajme

Lajme

Kosovë Lajme

U konfirmua heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës – deklarata e plotë e përfaqësuesit të Komisionit Evropian

Komisioni Evropian konfirmoi sot se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Këtë e bëri të ditur Jiri Plecity, përfaqësues i Komisionit Evropian gjatë një debati për raportin për Kosovën që u zhvillua në Parlamentin Evropian. “Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Lulzim Hetemin, zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. “Kryeministri Kurti e uroi z. Hetemi për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftimin e qeverisë. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të 23 prillit 2023, Hetemi u zgjodh kryetar i

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey. Në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin me institucionet evropiane dhe rëndësinë e avancimit të reformave demokratike dhe të sundimit të ligjit. Haxhiu theksoi përkushtimin e Kuvendit për

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Komisioni Evropian heq të gjitha masat financiare ndaj Kosovës

Gjatë një seance në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian mbi raportin për Kosovën, Përfaqësuesi i Komisionit Evropian për Zgjerimin, Jiri Plecity, njoftoi se të gjitha fondet financiare që më parë ishin të bllokuara për shkak të masave ndaj Kosovës, tashmë janë liruar. Ai shpjegoi se procesi i heqjes së masave kishte filluar

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Donika Gërvalla kritika ndaj Edi Ramës për editorialin e përbashkët me Aleksandar Vuçiqin në “Frankfurter Allgemeine Zeitung”

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me një editorial të përbashkët që ai ka publikuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. Ajo tha se krijohet përshtypja se sa herë që Vuçiq gjendet nën presion nga Bashkimi Evropian, Rama del në

Lexo më shumë
Kosovë Lajme Uncategorized

Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 31 mars që të ratifikojë marrëveshjen e kredisë mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike” në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në vlerë prej 33 milionë eurosh. Por, e gjithë puna e Kuvendit është e ngrirë deri në këtë datë nga Gjykata Kushtetuese,

Lexo më shumë
Botë Lajme

Trumpi e paralajmëron NATO-n nëse nuk ndihmon në hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Gjatë fluturimit të tij për t’u kthyer në Washington, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se ka biseduar me rreth shtatë vende për të ndihmuar në hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Trumpi e përmendi Kinën si një nga këto vende, duke theksuar se ajo varet shumë nga dërgesat e naftës që

Lexo më shumë
Shqipëri

Rama: S’kam ndërhyrë kurrë në punët e Kosovës, tentativat e tyre në Shqipëri ishin qesharake

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi në podkastin e tij se nuk ka pasur kurrë rol ndërhyrës në politikën e Kosovës dhe ironizoi përpjekjet e politikanëve kosovarë për të ndikuar në Shqipëri, të cilat i quajti “qesharake”. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e qëndrimeve të drejta dhe autentike në çështjet kombëtare. “Unë s’kam fare pozicion atje

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Takim në Prishtinë mes Kryetares së Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu dhe përfaqësuesve të Lëvizjes Arbëria

PRISHTINË – Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në Prishtinë përfaqësues të Këshillit Drejtues të Lëvizjes Arbëria, në një takim ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe bashkëpunimin ndërshqiptar. Në takim morën pjesë anëtarët e Këshillit Drejtues të kësaj lëvizjeje, Meral Ferati, Bekim Fazliu dhe Azem Dehari, të

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë, Borut Blaj, biseda u përqendrua në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj. Sipas njoftimit nga Kuvendi, biseda u përqendrua në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, në veçanti në dimensionin parlamentar dhe në mundësitë për të thelluar shkëmbimin e përvojave institucionale. Haxhiu theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të

Lexo më shumë