Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës
Kryeministri në detyrë Albin Kurti mori pjesë në përkujtimin e 36-vjetorit të vrasjes së Elfete Humollit, e cila u vra gjatë demonstratave të popullit në Lupç të Poshtëm, dy javë para se të mbushte 17 vjeç. Ai kujtoi rëndësinë e qëndresës së nxënësve dhe pjesëmarrjen e tyre në protesta që i paraprinë kryengritjes së armatosur.
