Ukraina godet aeroportin ushtarak në Rostov, Rusia humb gjashtë helikopterë
Aviacioni rus ka pësuar humbje pas një sulmi të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) ndaj një aeroporti ushtarak në Rostov. Sipas palës ukrainase, gjatë sulmit janë shkatërruar ose dëmtuar një aeroplan An-12, dy aeroplanë An-26 dhe tre helikopterë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka publikuar pamje të operacionit në kanalin e tij në Telegram. https://pbs.twimg.com/amplify_video_thumb/2100499262622625792/img/syXPNE8AxWiOtaD0.jpg
