Hyn në fuqi Ligji i ri për shtetësi
Nga sot ka hyrë në fuqi Ligji i ri për shtetësinë e Republikës së Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm në detyrë Xhelal Sveçla. Ai në një video të postuar në Facebook drejtuar bashkatdhetarëve ka thënë se Ligji sjell procedura më të shpejta dhe më të lehta për marrje të shtetësisë.
