“Votat vidhen kapak” dhe “të gjithë i kemi 2-3 milionë”,deklaratat e Xhavit Halitit që bënë bujë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka deklaruar publikisht se manipulimi i votave në proceset zgjedhore në Kosovë është një fenomen i njohur. Gjatë një interviste në emisionin “60 Minuta” në KTV, ku po diskutohej për procesin e rinumërimit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Haliti u shpreh hapur mbi cenimin e integritetit zgjedhor.
