Lajme

Lajme

Kosovë Lajme

Xhelal Sveçla dënohet me burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është dënuar me një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 2018. Pra ai nuk do të vuajë burgimin, po që se brenda një viti nuk kryen tjetër vepër penale. Sveçla është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Kurti takon ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, kërkon vazhdimin e mbështetjes për integrimin euro-atlantik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Kryeministri ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson, me të cilën, siç ka bërë të ditur, është takuar pas dy dekadash nga takimi i tyre i parë në Stokholm. Përmes një postimi, Kurti tha se e ka falënderuar ambasadoren Pehrson për mbështetjen

Lexo më shumë
Botë Lajme

BE për nderimet në Serbi ndaj Mlladiqit: Kriminel lufte, glorifikimi i tij nuk ka vend në BE ose në vendet kandidate për në BE

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vdekjes së Ratko Mlladiq, ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në një deklaratë të zëdhënësit të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), BE-ja shpreh solidaritet me viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre, duke i

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Kurti për 7 Shtatorin: 36 vjet nga shpallja e Republikës së Kosovës në Kaçanik

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar 36-vjetorin e shpalljes së Republikës së Kosovës në Kaçanik, duke e cilësuar këtë akt si moment të rëndësishëm në rrugën politike dhe institucionale drejt shtetësisë së Kosovës. Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka rikujtuar se më 7 shtator 1990, 80 nga 111 delegatët e Kuvendit të Kosovës

Lexo më shumë
Botë Lajme

Merzi në vështirësi pas fitores së parë të një partie të ekstremit të djathtë që nga epoka naziste

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, po përballet të hënën me një situatë të vështirë, pasi partia e tij u mposht thellë nga Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet rajonale, rezultat që mund t’i hapë rrugën partisë së ekstremit të djathtë për të udhëhequr qeverinë e parë rajonale të së djathtës ekstreme në Gjermani që nga epoka

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Haxhiu: Kushtetuta e Kaçanikut dëshmon vullnetin e Kosovës për Republikë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 36-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, duke e cilësuar atë si një nga aktet më të rëndësishme në rrugën e Kosovës drejt pavarësisë dhe shtetësisë. Haxhiu ka thënë se më 7 shtator 1990, në rrethana të rënda represioni dhe përndjekjeje politike, delegatët e Kuvendit të

Lexo më shumë
Shqipëri

100 ditë protestë/ Qytetarët paralajmërojnë pjesëmarrje masive: Sot rrethojmë Kryeministrinë

Edhe pas 100 ditësh në shesh protesta nuk ndalet, ndërsa aktivistë dhe qytetarë paralajmërojnë sot një tubim edhe më të madh para Kryeministrisë. Organizatorët kanë bërë thirrje që godina e qeverisë të rrethohet, ashtu si gjatë protestës së disa ditëve më parë. Krahas protestës së sotme, qytetarët kanë bërë thirrje edhe për mosbindje civile, duke

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Iseni në Kosovë, uron Policinë për 27-vjetorin e themelimit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, me ftesë të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Enver Dugolli, mori pjesë sot në ceremoninë solemne me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. Në këtë ceremoni, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe sektorit të sigurisë, u vlerësua roli

Lexo më shumë
Kosovë Lajme Uncategorized

Kurti në 27-vjetorin e Policisë: Falë punës së tyre, krimi s’ka vend në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, tha se vendi është më i sigurt se kurrë më parë, falë forcimit të Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online. Kurti tha se forcimi i Policisë, veçanërisht në veri të vendit, ka ndihmuar edhe në zbulimin e varrezave masive në

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit

Aleanca do të zhvillojë nesër, në orën 10:00, një aktivitet simbolik në hyrje të Kuvendit të Kosovës, në sheshin “Ibrahim Rugova”. Sipas njoftimit të Aleancës, aktiviteti do të mbahet para objektit të Kuvendit të Kosovës. Në përfundim të aktivitetit, përfaqësues të Aleancës do të bëjnë edhe një deklarim për media. Aktiviteti nis në orën 10:00.

Lexo më shumë