Kryetarja Albulena Haxhiu për zgjedhjen e presidentit nga populli: I bashkohem thirrjes së Osmanit për votimin e këtyre amendamenteve
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka pranuar amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani. Sipas saj, amendamentet kushtetuese parashohin që Presidenti/Presidentja e Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Ajo theksoi se në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre.
