Lajme

Lajme

Botë Lajme

Këto janë 28 pikat e “planit të paqes” së Trumpit për luftën Ukrainë – Rusi

Plani i Donald Trumpit për përfundimin e luftës në Ukrainë do t’i dorëzonte Rusisë pjesë të mëdha të territorit dhe do të kufizonte madhësinë e ushtrisë së Kievit, sipas një drafti të zbuluar. Kopja e këtij propozimi, që buron nga negociatat mes Washingtonit dhe Moskës, u sigurua nga Associated Press dhe duket qartësisht e favorshme

Lexo më shumë
Kosovë Lajme Shqipëri

Rama pyetet për raportet me Kurtin: A më do, a s’më do, po të përgjigjem përfundon telenovela

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka pritur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në samitin për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, është pyetur nga gazetarët për raportet mes tyre. Ai nuk është përgjigjur por ka përmendur një telenovelë me mbi 1000 episode duke thënë se thënë se po të përgjigjet përfundon telenovela.

Lexo më shumë
Lajme Rajon

Presidenti i Serbisë akuzohet se ka marrë pjesë në “safari snajperësh” për vrasjen e civilëve në Sarajevë

Aleksandar Vuçiq thuhet se ka qenë i pranishëm në një pozicion ushtarak nga ku të huajt gjuanin ndaj banorëve të qytetit gjatë Luftës së Bosnjës. Presidenti i Serbisë është akuzuar se ka qenë i përfshirë në “safari snajperësh” në Sarajevë gjatë Luftës së Bosnjës, ku të huaj të pasur dyshohet se kanë paguar shuma të

Lexo më shumë
Lajme

Ndërron jetë në moshë të re Erinda Sekiraqa

Ka ndërruar jetë Erinda Sekiraqa. Më poshtë njoftimi: NJOFTIM MORTOR:   Njoftojme te gjithe familjaret, miqt dhe dashamiret se ka nderruar jete me e dashura jone ERINDA SHEFQET SEKIRAQA. Varrimi i te ndjeres behet me date : 21.11.2025, ne ora 13:00 pas namazit te xhumase tek Varrezat e Fushe Kosoves.

Lexo më shumë
Lajme Shqipëri

SPAK pezullon nga detyra zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) në Shqipëri ka pezulluar nga detyra zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndaj të cilës ka ngritur aktakuzë për korrupsion. SPAK po ashtu i ka vendosur masën e sigurisë, duke ia pamundësuar Ballukut daljen nga shteti. Ajo akuzohet për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve

Lexo më shumë
Lajme Maqedoni

SPB Manastir, vihet ne perdorim dhoma e pare e specializuar per pune me femije dhe kategori te tjera te cenueshme te personave

Aktiviteti u zbatua në kuadër të programit “Mbështetja Suedeze për Reformat Policore në Maqedoninë e Veriut”, i mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Suedisë dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar – SIDA, në partneritet me Misionin e OSBE-së në Shkup. Dhoma e re përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në përmirësimin e kushteve të punës

Lexo më shumë
Botë Kosovë Lajme

Ambasadori britanik flet me Hamzën për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves është takuar të enjten me kryetarin e sapozgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën. Gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e funksionimit efektiv të institucioneve të vendit dhe nevojën që politikanët të angazhohen në mënyrë konstruktive me njëri-tjetrin në frymën e Kushtetutës, veçanërisht në kontekstin

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Supremja vendos, nuk do të ketë rivotim në Mitrovicë

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, që kërkonte të ketë përsëritje të votimit të balotazhit për kryetar të Mitrovicës. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa më 14 nëntor vendosi që të mos ketë rivotim pas ankesës së PDK-së për fletëvotime të përziera ndërmjet klasave dhe problemeve me

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Kurti mirëpret vendimin për 28 dhjetorin: “Festa e demokracisë po afron”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Presidentes Vjosa Osmani për caktimin e datës 28 dhjetor si ditë të zgjedhjeve të parakohshme në vend. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti theksoi se dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë dhe bëhet edhe më domethënëse kur pjesëmarrja e qytetarëve është sa më

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Osmani cakton 28 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se data 28 dhjetor është ajo më e përshtatshmja për mbajtjen e zgjedhjeve. “21 dhe 28 dhjetor janë datat që mund të bëhen sipas Kushtetutës. Tetë parti janë deklaruara për datën 28, pesë parti për datën 21 dhe 3 parti për cilën do datë. Data 28 dhjetor kam

Lexo më shumë