Vuçiq, Moska dhe zgjedhjet në Serbi: Si po përdoret ndikimi rus në betejën për pushtet
Lidhjet e ngushta me Kremlinin, narrativat për një “revolucion me ngjyra”, partitë që regjistrohen si përfaqësuese të pakicës ruse dhe akuzat për ndërhyrje në zgjedhje po e vendosin ndikimin rus në qendër të betejës politike në Serbi. Aleksandar Vuçiq përballet me sfidën e lëvizjes studentore, ndërsa Moska ka interes në ruajtjen e marrëdhënieve me pushtetin
