Sot Kuvendi i LDK-së, delegatët vendosin për fatin e Abdixhikut
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, ku 355 delegatët e partisë do të vendosin me votë nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë ta udhëheqë partinë apo do të shkarkohet nga posti i kryetarit. Kuvendi është thirrur pasi u përmbushën procedurat statutare dhe u verifikua kërkesa e delegatëve për mbajtjen e tij.
