Arbër Ademi: Ali Ahmeti nuk do të tërhiqet nga politika, bëhet fjalë për dezinformim
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, i hodhi poshtë pretendimet se kryetari i partisë, Ali Ahmeti, do të tërhiqet nga politika pas zgjedhjeve lokale. Ai i cilësoi këto publikime si dezinformata që synojnë të demotivojnë votuesit para raundit të dytë të zgjedhjeve më 2 nëntor. “Tërheqja e Ali Ahmetit nuk është aspak në shqyrtim. Përkundrazi, BDI
