Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka njoftuar se është parandaluar një tentativë për futjen e paligjshme të 200 mijë eurove në vend.
Sipas Dautit, gjatë kontrollit të një automjeti në Pikën Kufitare Tabanoc, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 200 mijë euro të padeklaruara nga një shtetas hungarez gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Valuta ishte fshehur në disa çanta dhe një valixhe, të vendosura në pjesë të ndryshme të automjetit.
Pas ndërmarrjes së masave të parapara me Ligjin për Punën Devizore, shtetasit i janë kthyer 10 mijë euro, ndërsa 190 mijë euro janë mbajtur.
Për rastin është paraqitur kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse.
Drejtoria e Doganave ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrollet dhe zbatimin e legjislacionit në pikat kufitare.

