Edhe pas 100 ditësh në shesh protesta nuk ndalet, ndërsa aktivistë dhe qytetarë paralajmërojnë sot një tubim edhe më të madh para Kryeministrisë. Organizatorët kanë bërë thirrje që godina e qeverisë të rrethohet, ashtu si gjatë protestës së disa ditëve më parë.
Krahas protestës së sotme, qytetarët kanë bërë thirrje edhe për mosbindje civile, duke e konsideruar atë si fazën e radhës të aksionit kundër qeverisë. Mobilizimi pritet të vijojë edhe nesër para Kuvendit, ku nis seanca e parë parlamentare pas pushimeve të gushtit. Protesta nisi fillimisht si kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec. Me kalimin e javëve, kërkesat u zgjeruan dhe morën karakter më të gjerë politik.
Prej 100 ditësh, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.

