Kosovë Lajme

Hamza për Adem Demaçin: Mbrojtësi më i madh i dinjitetit kombëtar

Screenshot

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka kujtuar akademik Adem Demaçin, në tetëvjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hamza ka thënë se Demaçi ishte qëndrestari i pathyeshëm, simboli i guximit dhe i sakrificës, mbrojtësi më i madh i të drejtave të njeriut dhe i dinjitetit kombëtar.

“Ai i kaloi pothuajse tri dekada të jetës në burg, por vetëm fizikisht, sepse angazhimi i tij për çështjen kombëtare është dëshmi e pathyeshmërisë së shpirtit që nuk u dorëzua kurrë përballë padrejtësisë. Mirënjohje, respekt dhe lavdi veprës së Adem Demaçit!”, ka shkruar Hamza.

Exit mobile version