Shqipëri

Deputetja që braktisi PS-në: “Po më kërcënojnë”, akuza ndaj njerëzve të afërt me Edi Ramën

TIRANË – Deputetja Marjana Koçeku, e cila së fundmi u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka bërë një denoncim publik në rrjetet sociale, duke pretenduar se po përballet me kërcënime serioze ndaj saj dhe familjes së saj.

Në një postim të publikuar në profilin e saj në Facebook, Koçeku shkruan:

“Ky mesazh i drejtohet Bajrave të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket qoftë edhe një qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën.”

Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, pasi vjen vetëm pak kohë pas largimit nga Partia Socialiste dhe distancimit të saj nga shumica qeverisëse. Sipas vëzhgimeve të Press7.tv, reagimi i deputetes është ndër më të fortët e bëra publikisht nga një ish-përfaqësuese e mazhorancës në muajt e fundit.

Koçeku pretendon se presionet dhe kërcënimet lidhen me zhvillimet e fundit politike, ndërsa përgjegjësinë politike e adreson te persona që ajo i konsideron të afërt me kryeministrin Edi Rama.

Largimi i deputetes nga PS-ja ndodhi në një periudhë të tensionuar politike, e shoqëruar me protesta të mëdha kundër qeverisë në disa qytete të vendit. Vendimi i saj për t’u shkëputur nga grupi parlamentar u interpretua nga shumë vëzhgues si një zhvillim i rëndësishëm në skenën politike shqiptare.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pasur reagim zyrtar nga Partia Socialiste, Kryeministria apo institucionet e sigurisë lidhur me pretendimet e ngritura nga deputetja.

Exit mobile version