Botë Lajme

Irani kritikon SHBA-në pas sulmeve të reja izraelite në Bejrut

Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Bagher Qalibaf, ka deklaruar të dielën se sulmi izraelit në periferitë e Bejrutit tregon se SHBA-së i mungon vullneti ose aftësia për të përmbushur angazhimet

Në një postim në X, ai ka thënë se vazhdimi në rrugën aktuale do të ishte i pamundur nëse angazhimet nuk mund të përmbusheshin.

Zëvendëskomandanti i komandës së përbashkët ushtarake të Iranit, Khatam al-Anbiya, ka thënë po ashtu të dielën se “krimet” izraelite në periferitë jugore të kryeqytetit të Libanit nuk do të mbeten pa përgjigje, sipas mediave shtetërore.

Komentet vijnë pas sulmeve izraelite në periferitë jugore të Bejrutit, të cilat Izraeli pretendon se kishin në shënjestër aleatin libanez të Iranit, Hezbollahun.

SHBA-ja dhe Irani janë shumë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje, sipas të dy palëve. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar madje të shtunën, se marrëveshja do të nënshkruhej të dielën.

Mirëpo, pala iraniane është treguar më e kujdesshme me afatet kohore, duke thënë se marrëveshja është pothuajse gati, por që nuk mund të nënshkruhet të dielën.

Irani e ka bërë të qartë prej kohësh se marrëveshja SHBA-Iran duhet të përfshijë ndalimin e luftimeve edhe në Liban.

Exit mobile version