Maqedoni

Bekim Qoku: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë të drejtë të shqetësohen për zhvillimet në Shqipëri

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku, ka reaguar ndaj debateve që lidhen me përfshirjen e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në çështjet që prekin Shqipërinë.

Qoku thekson se shqiptarët e Tetovës dhe të Maqedonisë së Veriut nuk janë të huaj ndaj Shqipërisë dhe as ndaj kombit shqiptar. Sipas tij, Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut i përkufizon shqiptarët si pjesë të të njëjtit popull shqiptar dhe jo si një komunitet të veçantë.

Ai vlerëson se lidhja e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë nuk kufizohet vetëm te mbështetja për kombëtaren shqiptare apo vizitat në bregdet, por buron nga përkatësia e përbashkët kombëtare. Për këtë arsye, sipas Qokut, ata kanë të drejtë dhe arsye të shqetësohen kur shohin zhvillime që, sipas tyre, ndikojnë në forcën dhe funksionimin e shtetit shqiptar.

Sipas deputetit, fuqia ose dobësia e Shqipërisë reflektohet te të gjithë shqiptarët, pavarësisht vendit ku jetojnë. Në këtë kontekst, ai thekson se çdo etiketim apo anatemim i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për interesimin e tyre ndaj zhvillimeve në Shqipëri është përçarës dhe i dëmshëm.

Exit mobile version