Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për produktet e derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi tavan i naftës është caktuar 1.54 euro për litër, ndërsa benzina do të mund të shitet deri në 1.40 euro për një litër.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gazin (LPG) është përcaktuar në 0.68 euro për litër.
Ministria publikon në baza të rregullta çmimet tavan për derivatet e naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe monitorimit të tregut të karburanteve në vend.
Qytetarët dhe operatorët ekonomikë janë të obliguar t’u përmbahen çmimeve të përcaktuara nga autoritetet kompetente.
Çmimet tavan për sot:
Nafta: 1.54 euro-litri
Benzina: 1.40 euro-litri
Gazi (LPG): 0.68 euro-litri

