Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, e ka uruar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për rezultatin e zgjedhjeve.
Plenkoviq ka thënë se Kroacia pret formim të shpejt të institucioneve, siç ka thënë për të vazhduar bashkëpunimin e ndërsjellë.
“Urime kryeministrit Albin Kurti për rezultatet e zgjedhjeve. Kroacia mbetet e përkushtuar fuqimisht në mbështetjen e rrugës evropiane të Kosovës dhe ne presim formimin e shpejtë të institucioneve shtetërore për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit tonë dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Plenkoviq.

