Maqedoni

Zëvendësministri Astrit Iseni: Bashkëpunimi me OKB-në mbetet kyç për forcimin e institucioneve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, ka njoftuar se ka marrë pjesë në takimin e Komitetit të Përbashkët Drejtues për përgatitjen e Kornizës së re të Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm ndërmjet Kombet e Bashkuara dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Isenit, në takim është shqyrtuar progresi i deritanishëm i bashkëpunimit, raporti i rezultateve për vitin 2025, si dhe plani i përbashkët i punës për vitin 2026.

Ai ka rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve për bashkëpunim të ngushtë me sistemin e OKB-së në forcimin e kapaciteteve institucionale, sundimin e ligjit, sigurinë dhe menaxhimin e migracionit.

Në postimin e tij, Iseni theksoi se partneriteti me OKB-në vazhdon të mbetet një mbështetje e rëndësishme për avancimin e institucioneve shtetërore dhe realizimin e prioriteteve strategjike të vendit.

Exit mobile version