Një raport i publikuar nga shërbimi britanik i inteligjencës, konkretisht Qendra Qeveritare e Komunikimeve, ka nxjerrë të dhëna mbi luftën në Ukraine dhe sigurinë globale.
Sipas vlerësimeve, rreth 500 mijë ushtarë rusë dyshohet se janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022. Këto të dhëna mbështeten edhe në analiza të mediave dhe burimeve të pavarura, të cilat kanë identifikuar mbi 223 mijë raste të konfirmuara.
Raporti thekson se shifrat reale mund të jenë edhe më të larta, pasi as Rusia dhe as Ukraina nuk publikojnë rregullisht bilance të plota për humbjet në luftë.
Ndërkohë, autoritetet britanike paralajmërojnë se Rusia po zhvillon sulme kibernetike, sabotime dhe veprime të ashtuquajtura “luftë hibride” ndaj vendeve të NATO-s, përfshirë edhe Mbreterinë e Bashkuar.
Sipas tyre, situata aktuale përbën një moment kritik për sigurinë ndërkombëtare, mes luftës, kërcënimeve kibernetike dhe garës së fortë teknologjike në nivel global.

