Kosovë Lajme

Parandalohet kontrabandimi i rreth 3.000 litrave të vajit motorik të ardhura nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar ka parandaluar kontrabandimin e 2.898 litrave të vajit motorik në Herticë të Podujevës të cilat dyshohet se kanë ardhur nga territori i Serbisë, duke kaluar ilegalisht në rrugë malore.

Vaji, sipas Policisë, ishte i vendosur në 161 bidonë.

“Malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor në Merdar për procedura të mëtejshme doganore nga Dogana e Kosovës, ndërsa me autorizim të prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare & kontrabandim me mallra’”, thuhet në njoftim.

Në vitet ’30 u angazhua si mësues dhe studiues, ndërsa më 1935 në revistën “Illyria” kontribuoi në zbulimin dhe promovimin e Migjeni, duke botuar poezinë e tij të famshme “Të lindet Njeriu”.

Pas pushtimit italian të Shqipërisë në vitin 1939, Koliqi u emërua ministër i Arsimit në qeverinë e kohës. Gjatë mandatit të tij u ndërmorën reforma në sistemin arsimor, ndërsa një nga nismat më të njohura mbetet dërgimi i mbi 200 mësuesve shqiptarë në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare në vitin 1941, për hapjen e shkollave shqipe.

Megjithatë, figura e tij mbetet edhe sot objekt debatesh për shkak të rolit politik gjatë periudhës së pushtimit fashist. Pas Luftës së Dytë Botërore ai u vendos në Rome, ku vazhdoi veprimtarinë akademike dhe kulturore.

Në Itali themeloi dhe drejtoi revistën “Shêjzat”, një nga tribunat më të rëndësishme të kulturës shqiptare në diasporë. Po ashtu drejtoi katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Romës, nga e cila më vonë u krijua Instituti i Studimeve Shqiptare.

Koliqi u dallua edhe si përkthyes i letërsisë italiane dhe studiues i folklorit shqiptar. Ai përktheu autorë të mëdhenj italianë si Dante, Petrarka dhe Ariosto, ndërsa punoi edhe për përkthimin në italisht të “Lahutës së Malcis” të Gjergj Fishta.

Ndër veprat më të njohura të tij janë edhe “Gjurmat e Stinve”, “Symfonija e Shqipevet”, “Kangjelet e Rilindjes” dhe romani “Shija e bukës mbrûme”, i cili trajton nostalgjinë dhe dramën e emigrimit.
Ernest Koliqi vdiq në Romë më 15 janar 1975, duke lënë pas një trashëgimi të pasur letrare, kulturore dhe studimore që vazhdon të zërë një vend të rëndësishëm në historinë e letërsisë shqipe.

Exit mobile version