Botë Lajme

Ukraina kundërpërgjigjet, sulmon me dronë Rusinë

Ukraina ka nisur një sulm të gjerë me dronë me rreze të gjatë veprimi duke synuar disa rajone në Rusi, përfshirë rafinerinë e madhe të naftës në Ryazan, pas tre ditësh sulmesh masive nga Moska kundër Ukrainës.

Sulmi i Kievit të premten pasoi një seri sulmesh me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, ku një raketë lundrimi goditi një bllok apartamentesh të enjten, duke vrarë 24 persona, përfshirë tre fëmijë, shkruan TheGuardian.

Autoritetet ruse thanë se katër persona, përfshirë një fëmijë, ishin goditur në sulmet ajrore ukrainase. Komiteti hetimor i Rusisë tha se kishte hapur një hetim për terrorizëm pas sulmeve, duke
thënë se ato kishin në shënjestër “infrastrukturën banesore dhe civile”.

Dëshmitarët sugjeruan se objektivi i sulmeve në Ryazan duket të jetë rafineria e naftës, një nga më të mëdhatë në Rusi, e cila u përfshi nga një flakë e madhe pasi u godit nga sulmet.

Exit mobile version