Kosovë Lajme

OVL e UÇK-së që luftonte kundër Serbisë apo OVL e Lushtakut që dhunon qytetarë të Kosovës?

    Hysni Gucati ka deklaruar se mbrëmjen e së enjtes në Skenderaj, pas sulmit brutal të Lushtakut ndaj zv ministrit të Financave, Mehani ka pasur një prani të shtuar të forcave policore, të cilën ai e ka cilësuar si “qytetrrethim”.

    Për këtë situatë, çuditërisht, ai ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla.

    Në një konferencë për media të mbajtur në Skenderaj, Gucati tha se Njësia Speciale e Policisë ishte vendosur në 17 pika të komunës.

    “Ne nuk kemi ardhur sot për vizitë, por sepse mbrëmë në Drenicë, veçanërisht në komunën e Skenderajt, ka pasur një situatë të rënduar sigurie. Në 17 pika kanë qenë të vendosura njësitë speciale me armë të gjata, gjë që e konsiderojmë të panevojshme”, deklaroi ai.

    Në deklaratën e tij, Gucati paralajmëroi gjithashtu mundësinë e organizimit të protestave nëse, sipas tij, ndaj Lushtakut përdoret forcë nga institucionet.

    Pra, sipas logjikës së pakuptueshme të Gucatit, Lushtaku ka të drejtë mbi ligjin të ushtrojë dhunë ndaj çdokujt në republikë, por institucionet që dënojnë dhunën dhe dhunuesit, nuk duhet të merren me Lushtakun.

    Sami Lushtaku është një figurë goxha kontraverse e pasluftës, i cili si pasojë e shumë aferave korruptive ndodhet nën sanksione amerikane, por njëkohësisht është nga të paktët figura të luftës të cilit i është mbyllur dera e familjes Jashari.