Kosovë Lajme

Ministria e Bujqësisë hap zyrën në Mitrovicë të Veriut

Është hapur të hënën zyra e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Mitrovicën e Veriut.
Të pranishëm në këtë hapje ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Bujqësisë Armend Muja, ai i Brendshëm Xhelal Sveçla, ministri për Komunitete dhe Kthim Elbert Krasniqi si dhe, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.

Kurti është pyetur nga mediat në veri se pse nuk ishte prezent edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, i cili vjen nga radhët e minoriteteve serbe. “Duhet ta dini se të gjithë duhet të kujdesen më shumë për qytetarët e thjeshtë”, tha ai.

Siç tha ai, kryetarët e komunave janë shtresa e lartë e qytetarëve, teksa sugjertoi mediat të mos brengosen për ta.

Kurti tha se “diskriminimit i ka ardhur fundi”.

“I falënderoj të gjithë që kontribuuat që sot ta kemi këtë ditë, që ofron gjithëpërfshirës”, u shpreh Kurti.

Exit mobile version