Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë plenare në të cilën në lexim të dytë do të shqyrtohen 10 projektligje.
Seanca është paraparë të nisë në orën 10:00, ndërkohë që në orën 9:00 pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të caktuar edhe një seancë tjetër.
Rendi i ditës i seancës plenare që nisë në orën 10:00
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-026 për Shërbimet e Pagesave,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
7. Shqyrtimi i dytë ë iProjektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.
Rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
1. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-007 për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes,
2. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-040 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-044 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,
6. Emërimi i tre (3) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për formimin e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

