Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të konsultimeve për çështjen e presidentit të vendit.
Takimi po zhvillohet në një moment, teksa afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit po ofrohen.
Kryeministri Kurti, i cili ka arritur në kuvend, ka thënë se do të flasin pas takimit.
“Do të flasim pas takimit”, ka thënë shkurt Kurti.
Ndryshe, kryeministri Kurti sot në mbledhjen e qeverisë ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje nuk është opsion.
“Kemi hyrë në pjesën e fundit të muajit prill, dhe para vetes kemi një afat kushtetues që po afron. Shkuarja në zgjedhje unë besoj që nuk është opsion, e zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese. Kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis, dhe vendime jo të lehta”, ka thënë Kurti.

