Rajon

Partia e ish-presidentit Radev fiton zgjedhjet në Bullgari me 37,5 për qind

Në zgjedhjet parlamentare të sotme në Bullgari vetëm 210 nga 3.504 bullgarë të regjistruar në Maqedoninë e Veriut kanë aplikuar për të votuar.

Në Strumicë janë paraqitur 62 persona, në Ohër 56, Prilep 52, Shkup 29 dhe në Manastir 11 votues. Megjithatë, ekziston mundësia që të votohet edhe fizikisht në vendvotime.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2022, interesi është përgjysmuar, pasi atëherë për votim ishin paraqitur 461 persona.

Kryeministri Hristijan Mickoski ka shprehur zhgënjim për numrin e vogël të qytetarëve të regjistruar për të votuar në zgjedhjet e ardhshme në Bullgari.

Pavarësisht numrit të përsëritur shpesh nga autoritetet bullgare për ekzistencën e rreth 200.000 bullgarëve në Maqedoni, të dhënat zyrtare tregojnë një shifër dukshëm më të ulët të të regjistruarve.

“Jam i zhgënjyer që vetëm 210 bullgarë nga Maqedonia janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet në Bullgari, nga ata ‘200.000 sipas Radevit’”, deklaroi kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske lidhur me procesin zgjedhor në vendin fqinj lindor.(INA)

Exit mobile version