Skuadra ku paraqiten Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani, Hoffenheimi, ka fituar pas një kohe të gjatë në Bundesligën gjermane.
Të shtunën në xhiron e 30-të, Hoffenheimi e mposhti 2:1 Dortmundin.
Të tre lojtarët e Kosovës, në mbrojtje, mesfushë e sulm, e kompletuan ndeshjen.
Andrej Kramariq i shënoi të dy golat për vendësit nga penalltia. Të dytin dhe të fitores, e realizoi në minutën e tetë të kohës shtesë. Serhou Guirassy e realizoi golin e vetëm për Dortmundin.
Për Hoffenheimin ishte fitorja e parë në Bundesligë prej 7 marsit.
Hoffenheimi ngjitet në pozitën e pestë me 52 pikë, dy më shumë se Leverkuseni në vendin e gjashtë.
Dortmundi i ka 64 pikë në vendin e dytë. Bayern Munichu mund ta fitojë titullin të dielën. Nëse e mposht Stuttgartin në “Allianz Arena”, diferenca e pikëve do të ishte 14-të, por do t’i mjaftonte edhe barazimi. Deri në fund të kampanjës do të mbeteshin edhe 12 pikë në lojë.

