u.d e Presidentes, Albulena Haxhiu ka vizituar ekipin kombëtar të Kosovës te femrat.
Para ndeshjes me Bullgarinë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit të ardhshëm.
Asaj madje ju dhurua dhe një fanellë nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
Në anën tjetër, u.d. Presidentja Albulena Haxhiu përgëzoi futbollistet dhe stafin teknik për punën dhe angazhimin, duke theksuar rëndësinë e suksesit të tyre për shtetin.
“Ju, së bashku me trajnerin tuaj, jeni duke e lartësuar emrin e shtetit tonë. Jeni frymëzim për shumë vajza në Kosovë dhe përtej, pasi sukseset tuaja tashmë janë vërejtur edhe ndërkombëtarisht. Ju dëshiroj shumë fat dhe sukses në ndeshjen e sotme. Do të vazhdoj t’ju mbështes në vazhdimësi, sepse suksesi juaj është edhe sukses i shtetit”, theksoi Haxhiu.
Ndeshja ndaj Bullgarisë, pritet të zhvillohet sonte në orën 18:00.

