Botë Lajme

Izraeli vendos “vijat e verdha” në Liban, njëjtë me ato kur e ndau Gazën

Izraeli do të vendosë të ashtuquajturën “vijë të verdhë” në Liban, duke u ndaluar banorëve të kthehen në zonat e pushtuara nga ushtria izraelite, sipas zyrtarëve të lartë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Kjo taktikë u përdor për ta ndarë Gazën, ku e ashtuquajtura “vijë e verdhë” përcakton një zonë të pushtuar nga ushtria izraelite si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare dhe ajo zonë tani është e paqasshme për banorët.

“Modeli i ‘vijës së verdhë’ nga Gaza do të kopjohet edhe në Liban, dhe IDF tashmë ka përcaktuar një ‘vijë të verdhë’ deri në të cilën forcat e IDF-së po veprojnë aktualisht”, thanë zyrtarët e lartë.

Banorët nuk do të lejohen të kthehen në 55 fshatrat libaneze brenda zonës.

“IDF është e autorizuar të vazhdojë shkatërrimin e infrastrukturave terroriste atje edhe gjatë armëpushimit”, shtuan ata.

Të premten, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, theksoi se IDF “do të vazhdojë të mbajë të gjitha vendet që ka pastruar dhe kapur”.

Disa banorë në Libanin jugor kanë filluar të kthehen në shtëpi ndërsa armëpushimi në vend hyri në fuqi.

Exit mobile version