Rreth 11 protestues u arrestuan mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së Partisë Demokratike, ndërsa 22 të tjerë u shoqëruan nga policia.
Sipas raportimeve, shoqërimet ndodhën në momentin kur protestuesit hodhën fishekzjarre në drejtim të godinës së Kryeministrisë, pas përfundimit të fjalës së kreut të PD, Sali Berisha.
Tubimi u shoqërua me tensione dhe përplasje, ku protestues dhe deputetë demokratë mbetën të lënduar pasi policia përdori gaz lotsjellës dhe spraj në drejtim të tyre.

