Me dy golat e shënuar ndaj Rayo Vallecanos, Vedat Muriqi ka hyrë në histori të mallorcas, si golashenuesi më i mirë.
Sulmuesi kosovar ka arritur shifren prej 55 golave, duke thyer rekordin e legjendës së Kamerunit, Samuel Eto’o.
“Piratii” tashmë e sa kohë ka fituar zemrën e tifozëve dhe klubit të Mallorcas me golat e tij.
31-vjeçari u transferua te skuadra spanjolle në janar të vitit 2022, nga Lazio, ku karriera e tij morri kahje tjetër.
Mallorca sot ka publikuar një përmbledhje të 55 golave të Vedat Muriqit, që nga ndeshja e parë e deri te ajo ndaj Rayo Vallecanos.
Muriqi ka arritur shifrën e 21 golave këtë sezon, duke qenë golashenuesi i dytë më i mirë në La Liga, me dy gola më pak se Kylian Mbappe.

